Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Mediut pas përjashtimit: Akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh, drejtësia me dy standarde


Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Vishaj, në fjalën e tij për gazetarët ka folur për procesin gjyqësor të klientit të tij, që është në gjyq në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Ai u përjashtua edhe nga seanca.

Vishaj tha se akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh. Ai tha se në 80 përqind të pyetjeve të bërë nga pala mbrojtëse, gjykata ndërhynte, që të mos bëheshin këto pyetje. Vishaj u shpreh se ndryshe ndodhte me Prokurorinë, pasi sa herë që organi i akuzës pyeste, gjykata menjëherë përgjigjej.

“Mbi aktet dhe ekspertizat ne kemi pyetje, sesi ekspertët janë emëruar, e na na intereson se cili ekspert ka shkruar këtë pjesë të aktit dhe duam të shprehim kritikat tona për aktet, pasi ka një sërë shkeljesh. Në pyetjet tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar.

Ndërsa, sa herë që ndërhynte Prokuroria, gjykata dëgjonte. Standardi i dyfishtë i drejtësisë është padyshim për revoltë, sepse nuk ndihmon të vërtetën e gjësë. Të paktën ajo që është e drejtë e jona, të realizohet”, u shpreh avokati Vishaj.