Nis seanca gjyqësorë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Cela, Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.
Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.
1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit.
2-Ymer Stafa-ekonomist financiar, pensionist.
3-Rasim Metallari- financier, punonjës te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm
4-Latif Çela- financier i lartë, auditues te Ministria e Financave
5-Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat, kompania Kastrati Group.