Një gjykatëse amerikane ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-stafi i Twitter-it, iqë akuzonte miliarderin Elon Musk se i kishte mohuar në mënyrë të paligjshme rreth 500 milionë dollarë pagesa për punëtorët e pushuar nga puna pas blerjes së kompanisë.
Gjykatësja Trina Thompson tha se punonjësit nuk kishin provuar se pretendimet e tyre mbroheshin nga ligji federal.
Vendimi është një fitore për Musk, i cili bleu Twitter në vitin 2022 dhe menjëherë filloi të bëjë ndryshime, duke përfshirë shkarkimin e mijëra punonjësve.
Lëvizjet shkaktuan padi të shumta nga ish-stafi dhe shitësit, duke akuzuar kompaninë për ndalimin e pagesave që ishin premtuar.
Padia u depozitua në vitin 2023 në një gjykatë federale në San Francisko nga Courtney McMillian, ish “kreu i shpërblimeve totale” në faqen e mediave sociale, të cilën Musk e riemëroi X.
Në padi, thuhet se firma i kishte dhënë personelit pagën e vetëm një muaji si pushim në vend të përfitimeve shumë më bujare, duke përfshirë të paktën dy muaj paga dhe kontribute për sigurimin shëndetësor, që ishin premtuar.
Ekipi i Musk i kishte kërkuar gjykatësit të refuzonte ankesën, duke thënë se Akti i Sigurisë së të Ardhurave të Pensionit të Punonjësve të Amerikës nuk zbatohej siç pretendohej.
Akti përcakton standardet për planet private shëndetësore dhe pensionale.
“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin dhe po shqyrtojmë opsionet tona për të ecur përpara,” tha një zëdhënës i ekipit të zonjës McMillian.
Raste të tjera, përfshirë një padi nga ish-drejtuesit e kompanisë, janë ende në rrugë gjyqësore.
Në vendimin e saj, gjyqtarja Thompson bëri me shenjë për ato mosmarrëveshje, duke vënë në dukje se punëtorët mund të kenë mundësi diku tjetër për të provuar pretendimet e tyre.
“Gjykata nuk ka juridiksion. Megjithatë, paditësit nuk janë pa rekurs. Në të vërtetë, ka raste të tjera të ngritura kundër Twitter për mospagimin e pagave ose dhënien e përfitimeve të largimit të punonjësve gjatë të njëjtës periudhë ose të mbivendosjes,” shkroi ajo.