Anglia është skuadra që plotëson finalen e Evropianit që zhvillohet në Gjermani.
“Tre luanët” fituan përballë Holandës me rezultatin 1-2.
Ishin “tulipanët” ata që zhbllokuan sfidën në minutën e 7 me Xavi Simon.
Entuziazmi i holandezëve do zgjaste vetëm pak pasi në minutën e 18 Harry Kean do shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim. Në pjesën e dytë skuadrat tentuan të shënonin por duke treguar më shumë përmbajtje.
Goli i fitores u shënua në minutën e 91’ nga Watkins i cili dërgon Anglinë në finale përballë Spanjës.
Kjo do jetë finalja e dytë radhazi për Anglinë në një Evropian pasi në 2021 humbi përballë Italisë.