Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u zbatua nga Kuvendi


Gjykata Kushtetuese thotë se vendimi i Kuvendit për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mocionin  deputetëve nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese urdhëroi sot Kuvendi që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e Xhaçkës.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet ti zbatojnë. Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin  mocionin të në gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”,- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.