Po zhvillohet në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për masakrën e Gërdecit, ndërsa është zhvilluar me debate mes avokatit, prokurorit dhe gjyqtares për marrjen në pyetje të ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008. Ekspertët kërkuan më shumë kohë që tu japin përgjigje avokatëve, ndërsa avokati i Mediut Ardian Visha tha se s’mund të bëjnë pyetje kur treçereku i tyre nuk pranohet. Prokurori Klodian Braho sugjeroi po ashtu që ekspertëve tu jepet më shumë kohë.
Pjesë nga debati në seancë
Eksperti Bexhed Zeneli: E kemi të vështire të biem dakord për çdo pyetje këtu. Nuk mundemi, është një material dhe mbi atë material do diskutojmë. Për të gjitha pyetjet, ne jemi gati ti përgjigjemi qoftë me shkrim, qoftë në një moment të dyte. Tani nuk mundemi, për një material që është 500 faqe. E kemi lexuar materialin disa herë, por nuk mundemi të përgjigjemi tani. Na vini ne vështirësi dhe ne.
Ardian Visha: Sugjerimi im është që ekspertët të përcaktojnë metodologjinë e punës së tyre, si e kanë kryer aktin. Është e pamundur të adresojmë pyetje konkrete. Kush ka shkruar kë? Si e kanë ndarë punën? Kështu siç thotë eksperti që puna është bashkë, është e vështirë të bëjmë pyetje. Pse duhet të bëhet e vështirë një gjë që mund të jetë e lehtë?
Klodian Braho: Ne mendojmë që të vazhdojmë me pyetjet e ekspertëve. Nëse ata nuk janë në gjendje të përgjigjen sot, të marrin kohen për tu përzgjedhur ne seancën e radhës.
Ardian Visha: Kjo nuk është mënyrë pune. Nëse pyetje të veçanta janë shumica, si do ndahet kjo punë?
Visha-ekspertëve: Mbi çbazë keni bërë interpretim që shënimi i ministrit është urdhër?
Këtë strategji pyetjesh kemi bërë, të përgjithshme fillmisht, e më pas do ndalemi faqe më faqe, rresht më rresht. Le ta thonë për momentin që nuk i kujtohet diçka.
Ekspertët: Nuk kemi asnjë përgjigje.
Visha: Kush prej jush ka cilësi vërtetë shkencore me titull akademik?
Ekspertët: Asnjë prej nesh.
Visha: Vlerësoni komplimentin e madh që ju bëri gjyqtarja që tha jeni shkencëtarë. Unë nuk kam si bëj pyetje, kur treçereku i tyre nuk pranohet. Ata janë caktuar sepse janë urdhëruar si te tillë, në kohën e veprimit. Ne pretendojmë tejkalim të kompetencave të tyre për nxjerrjen e konkluzioneve.