Kjo është panorama në një prej lokaleve të Dortmundit mbrëmjen e së mërkurës, pak para gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.
Sipas policisë, një përleshje masive shpërtheu mes tifozëve kundërshtarë të kombëtares holandeze dhe angleze në qendër të Dortmundit, midis tregut të vjetër dhe Kleppingstrasse.
Sipas informacioneve të BILD, të paktën katër persona janë lënduar para ndeshjes . Aktualisht ata po marrin kujdes në shërbimet e urgjencës. Dhjetë persona u arrestuan.
Me sa duket tifozët anglezë kishin varur një flamur para dyqanit gjë që holandezëve nuk u pëlqeu. Pronari i lokalit Leo tha se holandezët e flakën, ndërsa anglezët tentuan që ta rikthenin, dhe aty shpërtheu një përleshje e egër. Policia duhej të merrte masa kundër grupit me forca të shumta.
Për të ndarë tifozët e zemëruar janë përdorur edhe shkopinjtë.
Leider jetzt trotz toller Feier und Party-Stimmung Ausschreitungen in #Dortmund zwischen englischen und holländischen Fans, mehrere Verletzte, #Polizei muss Schlagstock einsetzen, zehn Festnahmen #EURO2024 #NEDENG #Holland #England #Euro pic.twitter.com/PqVNkdN4w9
— Frank Schneider (@chefreporterNRW) July 10, 2024