Vendosni fjalën kyçe....

Prej 2 javësh aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në QSUT nuk është në funksion


 

Prej 2 javësh aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në QSUT nuk është në funksion, mëson ekskluzivisht Report Tv.

Qytetarët aktualisht po e marrin këtë shërbim vetëm te Neurologjia, çka ka sjell edhe fluks të pacientëve dhe radhë të gjata në pritje, duke u detyruar këta të fundit ti drejtohen shpesh herë edhe spitaleve private të vendit.

Aparati nuk është në funksion për shkak të një defekti teknik dhe sipas burimeve brenda QSUT, aparatura e rezonancës është prishur edhe dy herë të tjera brenda vitit dhe është rregulluar, por nuk saktësojnë sa kohë ka qenë jashtë shërbimi në këto 2 herë që ka qenë jashtë funksioni.

Ndërsa sipas burimeve për Report Tv bluzat e bardha, thonë se qytetarët prej rreth 1 viti vijojnë ta marrin këtë shërbim tek Neurologjia dhe jo në Urgjencën e Re të QSUT.

Sa i takon defektit teknik të aparatit mësohet se ka qenë jashtë shërbimi  për shkak se firma që kujdeset për mirëmbajtjen e saj nuk i kishin bërë kontratën e mirëmbajtjes.

Aktualisht është lidhur kjo kontratë dhe po punohet për ta rregulluar, por, ende nuk dihet se kur do të rivihet në funksion.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com