Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën në Washington.
Presidentja Osmani ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare.
“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkruan ajo.