Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit hetimor mbi trajtimin e të dhënave të sistemeve Tims.
Që në nisje të komisionit deputetët e PS janë larguar nga salla, pasi i kanë kërkuar fjalën kryetarit të komisionit Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit ka refuzuar.
Deputeti i PS Toni Gogu, u përplas me Salinajin, ndërsa i tha se nuk ka lexuar vendimin e gjykatës.
“Ju me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në duar si puna e atij arbitërit që se pa penalltinë e gjermanve në kampionat dhe do të ishte njësoj sikur ai ti lexonte trupës së gjyqtarëve të tjerë se si jepen penalltit.
Edhe ju se keni lexuar fare vendimin, ju nuk respektoni rregulloren e kuvendit sepse ka një trup të përcaktuar qartë që shqyrton vendimin e GJK.
Nëse ligji do ishte në kundërshtim me kushtetutën do të ishte shfuqëzuar”, tha ai.
Nga ana tjetër, Salianji tha se është shkelur kushtetuta.
“Ju keni shkelur kushtetutën me radhë në këtë komision për tu bërë mbrojtje e paligjshmërisë”, tha ai.