Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr pranë ish-Uzinës së baterive në Berat


Një zjarr shpërtheu pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat.

Për shkak të rrezikut që paraqiste për afërsinë e tij me depozitat e gazit dhe banesat në lagjen “Donika Kastrioti”, pas marrjes së njoftimit, në zonë u dërguan ekipe të shërbimit me katër mjete zjarrfikëse.

Era dhe temperaturat e larta devijuan flakët drejt banesave dhe depozitave të gazit, por zjarrfikësit arritën të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin në një kohë të shkurtër, duke shmangur rrezikun. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.