Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nisë verifikimin për Tonin Marinaj, kryebashkiak socialist në Malësinë e Madhe.
Vendimi u mor sot nga kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi
“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”