Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Protesta e sotme kundër padrejtësive, jo kundër drejtësisë


Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj duke folur në prag të protestës që do të mbahet në orën 20:00 të ditës së sotme para godinës së Kryeministrisë, tha se kjo është një protestë kundër çdo padrejtësie që qeveria ka bërë ndaj shqiptarëve.

Gjekmarkaj në një intervistë për gazetarin e News24, Osman Stafa tha se kjo protestë organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, dhe me një proces që nisi me shkelje të Kushtetutës.

Gjekmarkaj tha se Sali Berisha u ndalua në thyerje të Kushtetutës, pasi iu kufizuan liritë dhe më pas u pyet parlamenti.

“Përtej motiveve, çdokush duhet të hetohet,por çdokush ka të drejtën e një procesi të lirë dhe të ndershëm.

Ne jemi kundër padrejtësisë në protestën e sotme, jo kundër drejtësisë”, tha Gjekmarkaj.