Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuzon Ramën: Financohet nga armiq në Uashington e Bruksel për t’i ngulur thika Kosovës


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalimin e tij në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiq të egër të Shqipërisë me qëllim për t’i ngulur thika Kosovës.

Meta theksoi se është koha që shqiptarët të ngrihen dhe të tregojnë ndërkombëtarëve se janë një popull me dinjitet që nuk i nënshtrohet presionit për të mbajtur një kriminel në pushtet.

“Të gjithë duhet ta dinë, se Edi Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës, që nga Ballkani i hapur dhe cdo gjë tjetër. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çfarë tha në Kuvendin e Kosovës, së Shqipëria dhe Kosova do kishin një president të ardhshëm.

A nuk ishte ky që hodhi në gjyq Ramush Haradinajt? A nuk ishte ky që i vuri sanksione Kurtit? Që kur është ky Kosova ka vetëm çnjohje. Ai është në shërbim të Serbisë.

Është koha të ngrihemi! Nuk dua të flas për ndërkombëtarët. Të mos harrojmë që ata që mbështetën

Ti tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu”, tha mes të tjerave Ilir Meta.