Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalimin e tij në protestë ka drejtuar kritika për këshilltarët opozitarë të cilët nuk kanë marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë.
“Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”-deklaroi Meta.