Molotovët e hedhur drejt godinës së Bashkisë së Tiranës kanë djegur flamurin kombëtar, i cili ishte i vendosur pranë flamurit që simbolizon institucionin e bashkisë.
Në katin e dytë të godinës janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse, duke i vënë flakën flamurit kuqezi. Duhet theksuar se godina e Bashkisë së Tiranës është një monument kulture i kategorisë së parë.