Vendosni fjalën kyçe....

Muaji i dhjetë i luftës mes Hamasit e Izraelit, në rrënojat e Gazës mes fotosh


Ndërsa lufta në Gaza ka hyrë në muajin e dhjetë duke shkatuar mbi 38 mijë viktima nga ana e palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës të kontrolluar nga Hamasi, miliona banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në vijim.

Me operacionin që vijon në të gjithë territorin, dëmet materiale janë ende të pallogartishme.

Sulmi i Izraelit ndaj Hamasit në Gaza nisi pas një inkursioni nga militantët më 7 tetor 2023 ku u vranë rreth 1200 izraelitë e u morën pengë mbi 250 të tjerë një pjesë e të cilëve janë liruar pas një marrëveshjeje mes palëve pak muaj më parë.

Kryeministri izraelit Benjamin Njetanjahu dhe kabineti i tij i luftës kanë deklaruar se nuk do tërhiqet nga Gaza deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit megjithatë lufta ka ngecuar prej muajsh me aftësitë e Hamasit që nuk janë shkatërruar ende.

Në Izrael ka pasur kundërshti me strategjinë e ndjekur nga Netanyahu për Gazën, me ministrin Gantz që u dorëhoq nga kabineti i luftës pak javë më parë.

Edhe në Izrael ka pasur shpesh protesta kundër luftës në Gaza dhe sjelljes së qeverisë duke kërkuar një marrëveshje armëpushimi me Hamasin dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë ushtuar vijimësisht presion për arritjen e një armëpushimi që nuk është përmbyllur ende pavarësisht negociatave.