Vendosni fjalën kyçe....

NATO projekton 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në 12 muajt e ardhshëm


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se 40 miliardë euro ndihmë ushtarake do t’i jepen Ukrainës nga NATO gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Stoltenberg ka thënë se anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të nisin një iniciativë për të trajnuar forcat ukrainase, me një qendër komandimi në Gjermani, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka shtuar se ndihma e NATO-s do ta bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë, duke u shprehur se Ukraina mund të mbështetet në NATO tani dhe për një kohë të gjatë.