Vendosni fjalën kyçe....

Një nga katedralet më të bukura gotike franceze përfshihet nga flakët gjatë restaurimit


Spira e katedrales gotike të qytetit francez të Rouen në Normandi ka marrë flakë gjatë punimeve të rinovimit, e cila të kujton zjarrin shkatërrues në katedralen Notre Dame në Paris në vitin 2019.

Katedralja në Rouen, një nga më të bukurat e Francës, u pikturua disa herë nga artisti impresionist Claude Monet në shekullin e 19-të.

Imazhet televizive në BFM treguan një shtëllungë të errët tymi që ngrihej nga maja dhe njerëzit në rrugët poshtë shikonin të tmerruar, përcjell The Guardian.

Spina ishte e rrethuar me skela dhe një mbulesë të bardhë për disa javë.

Prefektura lokale, e cila ushtron autoritetin shtetëror në rajon, tha se katedralja ishte evakuuar dhe shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje. Rreth ndërtesës ishte vendosur një kordon sigurie. Prefektura tha se nuk kishte raporte për viktima dhe shkalla e dëmit ishte e paqartë për momentin.

Kryetari i bashkisë së Rouen-it, Nicolas Mayer-Rossignol, postoi në X: “Fillimi i një zjarri është duke u zhvilluar në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina nuk dihet në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar.”