Një tjetër vatër zjarri ka rifilluar këtë pasdite në zonën e Kokodhiqit, bashkia Finiq. Ndërkohë, zjarri mbi Delvinë është vënë nën kontroll, pasi ka djegur shumë drurë pyjorë.
Zona e Kokodhiqit është e vështirë për të shuar zjarrin pasi mungojnë rrugët për të shkuar me mjete zjarrfikëse. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës nga Finiqi, Delvina dhe Saranda po operojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji në krah.