Në selinë e Partisë Demokratike dhe përballë kryeministrisë ka filluar grumbullimi në pritje të protestës.
Protestës do i mungojë Sali Berisha në masë arresti shtëpie.
Eksponentë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi, pritet të drejtohen drejt sheshit përpara godinës së kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre.
Fjalimet do të përfshijnë disa folës apolitikë dhe më pas aleati Ilir Meta, para se Berisha të mbajë fjalën nga shtëpia e tij i cili me anë të teknologjisë në ekrainin e instaluar në Bulevard.
Protesta synon të transmetojë dy mesazhe kryesore: lirimi i Berishës dhe formimi i një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Arresti shtëpiak i Berishës konsiderohet politik nga organizatorët. Gjatë ditëve të fundit, Noka, Bardhi, Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë kanë shpërndarë pankarta në Tiranë për të mobilizuar qytetarët për protestën.