Vendosni fjalën kyçe....

Scholz i kënaqur me vendosjen e raketave amerikane në Gjermani


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka lëvduar vendosjen e paralajmëruar të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, duke thënë se ishte një hap i domosdoshëm për të siguruar vendin.

Marrëveshja – e cila u bë publike gjatë samitit të NATO-s të kësaj jave në Washington – do të vendosë një sërë sistemesh raketore të ShBA-së në tokën gjermane nga viti 2026 e tutje.

“Ne kemi qenë prej kohësh duke u përballur me pyetjen se si mund të sigurojmë territorin e aleancës sonë, por edhe Gjermaninë, me armë konvencionale,” u tha Scholz gazetarëve në Uashington.

“Ky vendim ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë dhe nuk është befasi e vërtetë për këdo që është i përfshirë në politikën e sigurisë dhe paqes,” shtoi ai.

Moska e ka kritikuar njoftimin dhe tha se ai përshkallëzon tensionet.

Në një deklaratë, Kremlini tha se vendosja e raketave ishte një “kërcënim shumë serioz” nga NATO që do të kërkonte “masa reagimi”, shkruan BBC.