Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj Berishës, Gjokutaj: Gjykata zvarrit procesin, na u kërkua pagesë për vënien në dispozicion të dokumentave


Seanca e cila u mbajt sot në GJKKO për kreun e PD Sali Berisha, u shty për datën 19 korrik.

Avokati Genci Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.

“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës.

Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.