Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, shkak problemet shëndetësore, paraqitet avokati i tij italian


Për të tretën herë, nuk është bërë e mundur zhvillimi i seancës paraprake për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak për shtyrjen këtë të enjte u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Përveç thyerjes së këmbës, Gjoka ka shfaqur  edhe probleme me zemrën, konkretisht me aritminë, problem i cili sipas avokatit, ka penguar atë të kryerje operacionin e këmbës në spitalin privat.

Në seancën e kësaj të enjte në GJKKO u paraqit një avokat italian i cili kërkoi të ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake.

Një avokat italian u paraqit ne gjykate me kërkesën per te ndjekur  procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Avokati nuk u lejua te merrte pjese në këtë herë.

Seanca e radhës u caktua në datë 18 korrik ora 11.00.

Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjes për disa të tjerë.

Prokuroria e Posaçme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacioneve Oltion Bistrit dhe Ardit Hasanbegaj.