Vendosni fjalën kyçe....

Biden ngatërron Zelenskyn me Putinin (Video)


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ngatërruar kreun ukrainas Vladimir Zelensky me presidentin rus Putin gjatë një takimi në Uashington, DC.

Gafa e turpshme ndodhi të enjten kur Biden po priste nisjen e të ashtuquajturit “Kompakt i Ukrainës”, një nismë që synon përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me Kievin.

I rrethuar nga krerët e NATO-s dhe BE-së, Biden mbajti një fjalim të shkurtër dhe ishte gati t’i dorëzonte podiumin Zelenskit.

“Dhe tani dua t’ia dorëzoj presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim s aka edhe vendosmëri”, tha Biden ndërsa ftoi Zelensky të flasë. Por në vend që ta prezantonte me emër, Biden papritur u tha dëgjuesvee: “Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin!”

Me sa duket duke e kuptuar gabimin e tij, Biden u kthye në podium dhe u përpoq të korrigjohej duke thënë: “President Zelensky! Jam shumë i përqendruar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë… gjithsesi… zoti president.”

Zelensky ndërhyri me “Unë jam më mirë”, për të cilën Biden u përgjigj: “Ti je shumë më mirë”.

Gjatë një konference për shtyp më vonë atë mbrëmje, Biden ngatërroi zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, me rivalin e tij në zgjedhjet e vitit 2024 dhe kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump. “Shikoni, unë nuk do kisha zgjedhur nënpresidentin Trump për të qenë nënpresident nëse ajo nuk do ishte e kualifikuar për të qenë president,” u tha ai gazetarëve.

Pas debatit katastrofik televiziv të muajit të kaluar me Trump, politikanë të shumtë të Partisë Demokratike dhe donatorë të mëdhenj, si dhe media kryesore të lajmeve amerikane, i kanë kërkuar Bidenit të pezullojë fushatën e tij të rizgjedhjes në mënyrë që partia të mund të zgjedhë një kandidat tjetër.

Megjithatë, Biden hodhi poshtë shqetësimet në rritje për moshën e tij dhe rënien mendore, duke këmbëngulur se ai është personi më i mirë për të mposhtur Trump në nëntor.