Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea blen mesfushorin portugez nga Baseli


Skuadra e Chelseat të premten pasdite ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Renato Veiga.

Veiga ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 20-vjeçari i është gëzuar transferimit te Chelsea.

“Jam absolutisht i lumtur që jam këtu. Ky është një nga klubet më të mëdha në Angli, më i madhi për mua, dhe jam shumë i emocionuar”, ka thënë Veiga për fazën zyrtare të Chealset.

Portugezi iu bashkua Chelseat nga Baseli zviceran për 14 milionë euro. Si futbollist Veiga është zhvilluar në akademinë e skuadrës portugeze, Sporting. Ka luajtur edhe Augsburgun.