Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Babale/ Shtyhet seanca, Salianji ndërron avokatin


Seanca gjyqësore për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit, ku pritet dhënia e dënimit përfundimtar. Kësaj radhe shkak për shtyrjen janë bërë dy avokatët e rinj që ka zgjedhur deputeti Salianji që ta përfaqësojnë në gjyq.

Sipas Shqiptarja.com mësohet se Salianji ka ndërruar avokatin Ledio Braho dhe do të përfaqësohet nga avokatët Redi Rama dhe Marash Logu.

Vetë Salianji nuk ishte në senacë, ndërsa dy avokatet kërkuan kohë që të njihen me çështjen, pasi sot ishin pajisur me prokurën e përfaqësimit.

“Duke qenë se ne si avokat kemi marrë prokuroren ditën e sotme dhe nuk kemi dijeni për dosjen, të na jepet koha nga gjykata të njihemi me çështjen”, tha Redi Rama.

“Duke qenë se fashikulli është voluminoz, avokatët kanë të drejtën dhe detyrimin të niihen me aktet”, tha Indrit Sefa.

Kërkesën për shtyrjen e seancës, avokati Ardian Visha që mbron Geron Xhafën e sheh si një përpjekje për të zvarritur gjyqin.

“Më vjen të buzëqesh me sugjerimin e kolegut Sefa. Për ne është pjesë e kësaj loje për ta shtyrë ketë çështje dhe asgjë më tepër”, tha Visha.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve Redi Ramaj dhe Marash Logu, duke caktuar që seanca e radhës të mbahet më 25 korrik në orën 10:00.