Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari thotë se Edi Rama ka blerë njerëzit e Donald Trump


Në një reagim për protestën e opozitës mbrëmjen e së enjtes, Evi Kokalari një shqiptaro-amerikane me njohje dhe depërtim në ish-administratën Trump, ka deklaruar se Rama ka blerë njerëzit e afërt të Trump.

Shkruan Kokalari:

“Mesazhi i protestës ishte i qartë, qeveri teknike ose pushteti t’i shkojë prapë Metës dhe Berishës. JO, rotacion më te e vjetra nuk ka.  Sidomos tani që Rama bleu këta të Trumpit, duket qartë që Rama do ta mbajë pushtetin derisa opozita të ketë vërtetë figura që mund të bëjnë rotacion, jo për pushtet, por për ndryshime reale, pa korrupsion.

Deklarata e Kokalarit lidhet me projektin turistik për dhënien e një ishulli ekskluziv (Sazan) në Shqipëri një kompanie në të cilën ka investuar dhëndri i Trumpit dhe e cila parashikon të ndërtojë një resort “prive” aty.