GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik kuadër të operacionit Revanshi.
Rraja ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.