Vendosni fjalën kyçe....

Izet Haxhia transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës, avokati: I rrezikohet jeta


Izet Haxhia, i cili vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese,  është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës.

Sipas avokatit të Izet Haxhisë në këtë burg jeta e tij është e rrezikuar.

Sipas avokatit, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.