Doganierët kinezë kapën një burrë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se 100 gjarpërinj të gjallë në vend duke i futur në pantallonat e tij, raportuan mediat lokale të martën.
Burri me pamje të dyshimtë u arrestua nga zyrtarët javën e kaluar teksa u përpoq të hynte në vend përmes kanalit të mosdeklarimit në Portin Futian në Shenzhen, që është një pikë kontrolli midis Hong Kongut dhe Kinës kontinentale.
Pas inspektimit, oficerët gjetën gjashtë qese plastike të futura në xhepat e pantallonave të burrit, që përmbanin një shumëllojshmëri gjarpërinjsh të gjallë. Numërimi përfundimtar zbuloi se kishte 104 nga zvarranikët të fshehur në pantallonat e tij.
Më vonë u identifikuan pesë lloje gjarpërinjsh që burri ishte përpjekur të kontrabandonte me katër prej tyre që nuk janë endemike në Kinë e për këtë arsye janë të ndaluara të sillen në vend pa certifikim.
Autoriteti doganor nuk e zbuloi emrin e kontrabandistit dhe as nuk tha nëse personi ishte arrestuar. Agjencia paralajmëroi, megjithatë, se në përputhje me legjislacionin kinez për biosigurinë dhe kontrollin e sëmundjeve, ajo mund të ndjekë hapa ligjore nëse gjykon se veprimet e burrit kanë qenë në kundërshtim me rregulloret.
Trafikimi i kafshëve është një dukuri e zakonshme në Kinë, pavarësisht nga ligjet që e ndalojnë këtë praktikë. Muajin e kaluar, CCTV News raportoi se një burrë ishte arrestuar në përpjekje për të kontrabanduar gjithsej 454 breshka, duke përfshirë disa specie të rrezikuara, në territorin e Kinës nga Makau.