Agjencia e Statistikave të Kosovës shpallën sot të dhënat e Censit zyrtar të popullsisë që jeton në vend. Sipas tyre, Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë ndërsa jashtë vendit në diasporë jetojnë rreth 600 mijë.
Në Censin e fundit të mbajtur në vitin 2011, Kosova kishte 1 milionë e 739 mijë banorë ndërsa nga statistikat ka dalë se në vend ka më shumë meshkuj se femra, përkatësisht 795,046 meshkuj e 791,614 femra.
Procesi i Censit në Kosovë nisi më 5 prill 2024 dhe zgjati deri më 24 maj 2024 ndërsa shpallja është bërë sot, më pak se dy muaj nga mbyllja e procesit.
Pak ditë më parë, INSTAT publikoi të dhënat e Censit në Shqipëri. Ndërkohë që të dhënat janë vënë në dyshim nga disa grupe të cilat kanë lajmëruar se do bëjnë verifikime private, duhet thënë se shpallja e tij u bë 7 muaj pas mbylljes së regjistrimit. Procesi në Shqipëri nisi më 15 shtator dhe zgjati deri më 15 nëntor.