Ditën e djeshme kryeministri Rama postoi në Facebook-un e tij një video nga të zakonshmet me ato që i quan arritje të qeverisë së tij në shërbim të qytetarëve, me të cilat mbush murin çdo ditë.
Kësaj radhe ai kishte përzgjedhur plazhin e Velipojës ku në diçiturën e videos sqaronte se hapësira në fjalë është shndërruar falë punës së bëra nga institucionet publike e bizneset private.
Megjithatë një pjesë e qytetarëve e kanë kritikuar kreun e qeverisë duke e pyetur se ku janë plazhet publike, ndërkohë që shprehin pakënaqësinë si për mungesën e plazheve publike, të cilat thonë ata janë të zaptuara nga privatët.