Vendosni fjalën kyçe....

Olsi Rama del nga SPAK-u: Shpjegimet e mia ia kam dhënë personave përkatës


Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, u paraqit ditën e sotme në SPAK.

Teksa u shpreh se ka sqaruar situatat, Olsi Rama nuk ka dhënë shpjegime lidhur me statusin që ishte i pranishëm në SPAK apo me çështjen për të cilën është pyetur.

Rama ka thënë se shpjegimet e tij ia ka dhënë personave përkatës, duke iu referuar kështu prokurorit apo agjentëve të BKH që e kanë marrë në pyetje.

Olsi Rama është akuzuar nga Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, mbi atë që njihet si çështja Xibraka.

Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në SPAK një kallëzim, ndërsa nga Prokuroria Speciale është raportuar se ka nisur një hetim mbi dosjen “Xibraka”.

Në anën tjetër, Olsi Rama i ka cilësuar si shpifje akuzat e Bardhit, madje duke depozituar edhe një kallëzim për shpifje për të.