Vendosni fjalën kyçe....

Rezultate pozitive, Spanja kërkon zgjatjen e kontratës me De la Fuente


Kontrata e trajnerit Luis de la Fuente me përfaqësuesen e Spanjës përfundon në vitin 2026. Por Federata e Futbollit e Spanjës është e kënaqur me rezultatet që i ka treguar ai “Euro 2024”, dhe do t’i ofrojë kontratë të re.

Të premten mediumet spanjolle kanë raportuar se De la Fuentes i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2028. Atij do t’i trefishohet paga, dhe do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit.

Presidenti i Federatës spanjolle, Pedro Rocha, dëshiron që marrëveshja për kontratën e re me De la Fuenten të arrihet së shpejti, pasi spanjolli ka marrë disa oferta nga klube të rëndësishme si në La Liga, ashtu edhe në Premier League.

De La Fuente e mori drejtimin e Spanjës në janar të vitit 2023. Në 21 ndeshje në krye të Spanjës ka arritur 18 fitore, një barazim dhe dy humbje. De la Fuente me Spanjën është edhe në finale të “Euro 2024”. Të dielën në Berlin do të takohet me Anglinë.