Sharon Stone ka hedhue një vështrim të përzier nga e shkuara në goditjen e vitit 2001.
Në një intervistë me Hollywood Reporter, aktorja e “Basic Instinct” zbuloi se ajo humbi 18 milionë dollarë në kursime pas vuajtjes nga goditja në tru, që i shkaktoi një gjakderdhje nëntëditore në tru, për shkak të “njerëzve që përfitonin” nga ajo pasi u largua nga Hollyëood.
“Kisha 18 milionë dollarë të kursyera për shkak të gjithë suksesit tim, por kur u ktheva në llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur. Frigoriferi im, telefoni im, gjithçka ishte në emrat e të tjerëve,” tha Stone.
“Unë kisha zero para.”
Aktorja, 66 vjeçe, tregoi më tej se trauma e lëndimit të saj “100 për qind” ndryshoi mënyrën se si funksionon truri i saj dhe mënyra se si ajo mendon.
“Një murg budist më tha se isha rimishëruar në të njëjtin trup tim,” tha Stone.
“Pata një përvojë vdekjeje dhe më pas më kthyen. Më rrodhi gjak në tru për nëntë ditë, kështu që truri më shtypte fytyrën nga brenda”, vazhdoi aktorja.
“Dhe ndërsa kjo po ndodhte, gjithçka ndryshoi,” kujtoi Stone.
“Shqisa ime e nuhatjes, shikimi im, prekja ime. Nuk arrija të lexoja për disa vite. Shumë njerëz menduan se do të vdisja.”
Tani që është shëruar, ylli i “Casino” tha se ishte në gjendje të ecte përpara pasi humbi sepse vendosi të mos e kushtëzonte jetën nga sëmundja.
“Vendosa të mos varem nga sëmurja apo ndonjë hidhërim apo zemërim. Nëse kafshon farën e hidhësisë, ajo nuk të lë kurrë. Por nëse ruani besimin, edhe nëse ai besim është sa një kokërr mustardë, ju do mbijetoni”, tha Stone.
“Tani jetoj nga gëzimi. Unë kam me qëllim.”