Vendosni fjalën kyçe....

41-vjeçari në Korçë shpallet në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes


Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas komunikatës, viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje ndërsa kërkimet për kapjen e të dyshuarit, Z.G., janë në vazhdim.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.