Vendosni fjalën kyçe....

Efektivi përplas me makinën e shërbimit këmbësorin në Vlorë


Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku një polic ka përplasur një këmbësor.

Punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka qenë duke drejtuar automjetin e Policisë në bulevardin Ismail Qemali, kur ka aksidentuar këmbësorin.

Policia njofton se këmbësori është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.