Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: Po përgatitet atentat ndaj meje


Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet e vendit të tij ndaj tij po planifikohet një atentat me qëllim eleminimin e tij fizik.

Sipas medias “Vijesti”, nga hetimet e deritanishme nuk rezulton se po përgatitet një atentat ndaj Gjukanoviç, ndërsa zyra e presidentit thotë është paralajmëruar për diçka të tillë nga zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës.

Por, media ”Vijesti” shkruan se një burim i afërt me Gjukanoviç tregoi se një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova ka vënë në dijeni personalisht presidentin malazez se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte vrasjen e tij e tij, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

 “Vijesti” shton se deri tani Gjukanoviç dhe shefi i tij i sigurisë nuk kanë dëshmuar informacione më të zgjeruara për një atentat të mundshëm.