Vendosni fjalën kyçe....

Jamal feston 17-vjetorin e lindjes, talenti spanjoll kërkon trofeun si dhuratën më të bukur


Ylli i Spanjës, Lamin Jamal feston sot 17-vjetorin e lindjes.

Ai ka marrë urime të shumta nga të gjithë teksa ka festuar me shokët e Kombëtares këtë ditë të veçantë.

Iberikët do të përballen me Anglinë në finalen e Europianit ku dhe do të kërkojnë trofeun, një dhuratë më e bukur se kjo nuk mund të ketë për talentin Jamal.

Ai ka thyer shumë rekorde gjatë këtij turneu dhe do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar kundër Francës në gjysmëfinale./PanoramaSport.Al