Një mjek urgjence që ishte në tubimin e Trumpit u përpoq t’i shpëtonte jetën një prej të plagosurve rëndë. Ai ishte mes turmës kur tregon se dëgjoi të shtënat e më pas tregoi kaosin që pasoi për disa minuta.
“Dëgjova të shtënat, në fillim mendova se ishin fishekzjarre. Dikush atje po bërtiste ‘ai është qëlluar, ai është qëlluar’”, i tha mjeu i urgjencës një gazetari të CBS Neës jashtë terrenit të tubimit.
Mjeku që mban në kokë një kapele bejsbolli “Make America Great Again” dhe një bluzë të bardhë “USA” të njomur me gjak.
Mjeku tha se ai shkoi te njeriu i plagosur dhe e pa atë të rrëzuar, duke gjakosur keq nga një goditje në kokë me “pjesë truri” të dukshme, kujtoi ai me zymtësi.
Ai tha se me ndihmën e pjesëmarrësve të tjerë të mitingut arriti ta çonte të plagosurin në një sipërfaqe të sheshtë dhe t’i bënte masazh kardiak dhe frymmëarrje artificiale para se ta përcillte për në spital.