Spanja dhe Anglia do vendosin sot ekipin që do shpallet Kampion i Evropës në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik në kontinent që pavarësisht organizimit të patëmetë nga Gjermania, nuk u ka shpëtuar polemikave mbi gjykimin e ndeshjeve.
Ndërsa spanjollët e kanë fitur tre herë të tjera më parë Evropianin në vitet 1964, 2009 dhe 2012, anglezët nuk ia kanë provuar ende shijen.
Spanja ka bindur deri tani me paraqitjet e bëra megjithatë vuajti jo pak me Gjermaninë dhe Francën në dy ndeshjet e fundit.
Anglia nga ana e saj ka bërë një paraqitje larg pritshmërive. Edhe pse erdhi me pretendime, ekipi i Southgate është kualifikuar me shpirt ndër dhëmbë duke mos bindur thuajse në asnjërën nga ndeshjet e deritanishme.
Anglia ka fituar dy nga tre përballjet ndaj Spanjës në evropianë megjithatë statistikat mund të mos vlejnë shumë sot.
Anglezët kanë vrapuar më shumë në ndeshjet e deritanishme po kanë qenë më pak rezultativë se spanjollët.
Finalja luhet në “Olymipastadion” të Berlinit në orën 21:00 të mbrëmjes..
Formacionet e mundshme
Spanja: Simón; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri, Olmo; Yamal, Morata, Williams
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guéhi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Bellingham, Foden; Kane