13 qytetarë janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë kësaj jave.
Ndërkohë janë vendosur mbi 13 mijë gjoba për shkelje të ndryshme si dhe janë sekuestruar 13 makina.
Në komunikatën javore, policia u bën thirrje qytetarëve që të zbatojë rregullat e qarkullimit rrugore.
Njoftimi
Janë vendosur 13 578 masa administrative:
34 masa për xhama të zinj.
1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
7169 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
38 raste për tejkalim shpejtësie.
13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!