Tenistja çeke Barbora Krejcikova fitoi të shtunën titullin e saj të parë në Wimbledon për femrat.
Krejcikova, numri 31 i botës, mundi italianen e vendit të shtatë shtatë Jasmine Paolini 6-2, 2-6 dhe 6-4 në finalen që zgjati gati dy orë.
“Unë mendoj se askush nuk beson se kam arritur në finale dhe askush nuk do e besojë se kam fituar Wimbledonin. Dua të them që ende nuk mund ta besoj. Është e pabesueshme,” tha Krejcikova pas suksesit të saj në finalen e Londrës.
Krejcikova ishte gjithashtu kampione e Open France 2021 (Roland Garros), titulli i saj i parë i madh në single.