Vendosni fjalën kyçe....

Basha me të rinjtë: Demokratët Euroatlantikë do jenë në zgjedhje, me Berishën jemi ndarë njëherë e mirë


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha e ka cilësuar vendim katastrofë atë të kalimit të vulës së PD-së te grupi i Berishës. Gjatë një takimi me një grup të rinjsh tha se do e çojë vendimin e Apelit në Gjykatë të Lartë e më pas  deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Nga ana ligjore ky është një vendim katastrofë. Është sikur t’ju vijë dikush në shtëpi t’ju thotë, çohuni se kjo nuk është shtëpia juaj, është shtëpia ime dhe nuk ke të drejtë as të ankohesh në Gjykatë.

Dhe pikërisht, në rradhë të parë, për të mos pranuar padrejtësinë dhe në rradhë të dytë, për të mos pranuar që Sistemi i Drejtësisë t’i kthehet rrugëve të vjetra, do të bëjmë apelin, do ta çojmë në Gjykatë të Lartë. Do ta çojmë në çdo shkallë të Drejtësisë, deri në Strasburg. Sepse nuk mund të pranojmë, që padrejtësia të kthehet në normë në këtë vend.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se grupi i tij nuk janë fraksion i Sali Berishës me këtë të fundit të përcaktuar non grata ngha SHBA-të e Britania e Madhe. Basha paralajmëroi se lëvizja e Demokratëve Euroatlantikë do pushojë së ekzistuari kur të mos ketë me berishizëm me të cilin rrugët janë ndarë njëherë e përgjithmonë.

“Bëhen gati t’i servirin shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, pyetjen: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama, apo Sali Berisha? A është kjo pyetja që zgjidh hallet e shqiptarëve? Ndërkohë, tjetri është i përcaktuar non grata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe. Është aktualisht në arrest shtëpie dhe hetim për korrupsion. Është përjashtuar me vendimin tim. Dhe ti nga mëngjesi deri në darkë, çohesh me obsesionin e Sali Berishës. Në fakt, duhet të shkojmë te qytetarët me një ofertë politike. Nëqoftëse identiteti jonë është anti-berishizmi atëherë më vjen keq, por duhet të përgatiten për një fund simetrik. Ça do të thotë kjo? Që në momentin kur të mos ketë më berishizëm, nuk ka më Parti Demokratike Euroatlantike? Nuk jemi fraksion i Berishës. Madje, as nuk e pranojmë Berishën për fraksion. Rrugët tona janë ndarë njëherë e mirë. Asgjë s’ka ndryshuar. Demokratët euroatlantikë patjetër do të jenë në zgjedhje. Kjo alternative do të jetë para shqiptarëve. Alternativa që mos të zgjedhim më kryeministrin, apo ish-kryeministrin, por të zgjedhim një rrugë të re për vendin, do të jetë para shqiptarëve.” – shtoi Basha.