Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë lejet Fredi Belerit për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Evropian në seancën e 16 korrikut. Vendimi u mor pas mbledhjes së sotme të Drejtorisë së Burgjeve.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet me partinë e kryeministrit grek Mitsotaqis pasi u fut në listën e kandidatëve. Ai do udhëtojë drejt Brukselit i pashoqëruar nga efektivë të Drejtorisë së Burgjeve.
Fredi Beleri u dënua me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ai u ndalua dy ditë para zgjedhjeve ndërsa në votimet që pasuan u zgjodh kryebashkiak i Himarës.
Në një mbledhje të para pak ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e kryebashkiakut Belerit ndërsa një ditë më pas presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datën e zgjedhjeve për Bashkinë HImarë.
PS-ja ka kandiduar Vangjel Tavon si kandidat ndërsa opozita do kandidojë me Petro Gjikurian, një biznesmen që punon e jeton në SHBA.
Kryebashkiaku tjetër që qëndroi në detyrë përkohësisht, Jorgo Goro i PS-së është aktualisht i arrestuar me kërkesë të SPAK-ut pasi po hetohet për tjetërsim pronash.
Fredi Beleri i ka cilësuar akuzat ndaj tij të montuara ndërsa ka akuzuar SPAK-un se vepron me urdhër të Edi Ramës. Kyi fundit ka thënë herë pas here se nuk ndërhyn të drejtësia.