Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, ndërron jetë një person në Dibër


NJë person ka humbur jetën në spital pasi është përplasur nga një makinë në Dibër.

Sipas policisë, 29-vjeçari me iniciale D.N. ka humbur kontrollin e makinës “Ford” në rrugën dytësore të fshatit Kastriot duke përplasur këmbësorin me iniciale D.Gj.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Po në Dibër, një shpërthim ka ndodhur në  oborrin e një banese në  Fushë-Çidhën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e I.P. ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.