Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e Evropianit, formacionet e përballjes mes Spanjës dhe Anglisë


Anglia dhe Spanja do të përballen në finalen e Europianit, një ndeshje që pritet të fillojë në orën 21:00. Vëmendja për këtë sfidë është maksimale dhe në Berlin pritet një numër i jashtëzakonshëm tifozësh. Arbitri për këtë takim do të jetë Letexier.

Spanja ka publikuar formacionin e saj pa bërë ndryshime nga ndeshjet e mëparshme. Nga ana tjetër, Anglia do të luajë me lojtarët më të mirë në dispozicion. Ndeshja e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave ishte në vitin 2018, ku Anglia fitoi me shifrat 2-3. Se si do të shkojnë gjërat sonte, mbetet për t’u parë.

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Dani Olmo, Nico Williams, Morata

Anglia (4-2-3-1) – Pickford: Shaw, Guehi, Stones, Walker: Mainoo, Rice: Saka, Foden, Bellingham: Kane