Vendosni fjalën kyçe....

“Lajmëruam policinë dhe sigurinë për djalin me snajper po s’na dëgjuan” – Dëshmitari tregon si ndodhi atentati ndaj Trumpit (Video)


Një ngjarje tejet tronditëse ka ndodhur në SHBA ku ish-presidenti Trump është plagosur pas një atentati me snajper teksa fliste në një miting në Pensilvani.

Atentatori i dyshuar është gjetur i vdekur mbi çatinë e një ndërtese pranë vendit ku mbahej mitingu, i qëlluar për vdekje nga agjentët e shërbimeve sekrete.

Një dëshmitar pranë vendit ku ndodhi atentati ndaj kandidatit republikan për president rrrëfeu hollësi të reja lidhur me ngjarjen e rëndë duke pohuar para kamerave se u përpoqën të lajmëronin policinë për atentatorin.

Në një intervistë i riu me një kapele MAGA në kokë tregoi për mediat atë që kishte parë dhe dinamikën e ngjarjes.

“Ne po bënim një festë këtu gjatë ditës dhe kishim menduar të afroheshim të dëgjonim Trump-in kur të fliste, do rrinim te ato pemët aty nën hije. Më pas 5 apo 7 minuta pasi Trump kishte nisur të fliste ne pamë atë djalin duke u zvarritur sipër taracës, as 15 metra larg nesh. Në po tregonim me gisht nga ai, mund ta shihnim qartësisht se kishte një pushkë. Policia po lëvizte aty afër dhe në u thamë: Hej, atje në tarracë është një djalë i armatosur me një pushkë dhe ata reaguan të habitur, dukej sikur nuk e kishin idenë fare se çfarë po ndodhte. Ua tërhoqëm sërish vëmendjen duke u thënë se djali i armatosur me pushkë po zvarritej mbi tarracë. Mëpas po habitesha pse po e linin Trump-in ende të fliste dhe nuk po e largonin nga podiumi ndërkohë që vijoja të tregoja me gisht nga djali me pushkë sipër tarracës. Ndërkohë  për 2-3 minuta unë po tregoja me gisht nga djali dhe Shërbimi Sekret po na shihte nga sipër hambarit dhe pak më pas 5 të shtëna u dëgjuan.” – rrëfeu dëshmitari në vendin e ngjarjes.

Më pas dëshmitari thotë se është i bindur se të  shtënat erdhën nga tarraca dhe  se atentatori i dyshuar qëndroi aty edhe për 3-4 minuta.

“Ne po i thonim policisë, ne po i tregonim shërbimit sekret që po na shihte nga majë hambarit, duke treguar me dorë nga djali me pushkë sipër tarracës. Ata po na shihnin me dylbi gjatë gjithë kohës. Ndoshta nuk e shihnin dot për shkak të pjerrësisë së çatisë por pyetja është pse nuk kishte agjentë të shërbimit sekret sipër tarracave këtu pranë. Nuk është ndonjë hapësirë e madhe. Jam i bindur se ata e qëlluan dhe vranë atentatorin, 100 për qind i sigurt.E pashë kur e qëlluan. Më pas shkaun te ai duke i drejtuar armën në kokë për t’u siguruar se kishte vdekur dhe kaq ishte.” – shton dëshmitari.

Atentati ndaj Donald Trumpit ndodhi gjatë një mitingu të fushatës në Pensilvani ndërsa atentatori i dyshuar është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili qëlloi ndaj Trump nga rreth 120 metra largësi duke e plagssur në vesh ish-presidentin.