Meta: Sulmi ndaj Donald Trumpit për shkak të ideve dhe vizionit për ta bërë Amerikën sërish të  Madhe


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka dënuar atentatin ndaj Donald Trumpit duke e quajtur atë sulm për shkak të ideve dhe vizionit të tij për ta bërë Amerikën sërish të Madhe.

Edhe kryeministri Rama e presidenti Begaj e dënuan atentatin duke e cilësuar tragjeti të botës demokratike.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme. U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe. Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!” – shkruan Meta në Facebook.

Donald  Trump u qëllua me një plumb në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani. Atentatori i dyshuar u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret  pak çaste më pas.